Twitter hidhërohet me Google sepse bashkoi Google+ me rezultatet e kërkimeve!

Ideja e Google është që të bashkon rrjetin social me kërkimet, edhe pse një gjë e tillë  ishte diçka që pritej, shkaktoi një stuhi ankesa, kritika dhe pyetje se mos...

Ideja e Google është që të bashkon rrjetin social me kërkimet, edhe pse një gjë e tillë  ishte diçka që pritej, shkaktoi një stuhi ankesa, kritika dhe pyetje se mos vallë kjo është një tentim për të zhdukur konkurencën, dhe nëse ky veprim nga Google vendos monopol mbi rezultatet e kërkimeve? Arsyeja kuptohet është personalizimi i të dhënave personale nga Google, por jo edhe të rrjeteve tjera sociale.

Kritikat më të mëdha erdhën nga Twitter, i cili edhe pse është një rrjet social ndryshe nga Google+, megjithatë është një konkurent i tyre. Twitter doli me një deklaratë zyrtare në të cilën thuhet se Google duhet të përkujdeset më shum për rezultate relevante.

“Për vite me radhë, njerëzit presin nga Google rezultate më relevante në çdo kohë për të gjetur diçka në Intetnet. Shpesh herë, ato dëshirojn të zbulojn ngjarjet të ndryshme. Twitter në të kaluarën është treguar si një burim i rëndësishëm për informacionet në kohë reale me mbi 100 milionë përdorues të cilët shpërndajnë 250 milion tweets në ditë dhe pothuajse në çdo temë të mundshme. Siç e kemi parë shum herë, lajmet fillimisht u publikonin në Twitter, që do të thotë se profilet e Twitter janë rezultatet më relevante.

Ne jemi të shqetsuar sepse si rezultat i ndryshimeve të Google-s, këto informacione do të jenë më vështirë për tu gjetur. Mendojm se kjo është keq për njerëzit, botuesit, mediumet dhe përdoruesit e Twitter.”.

Edhe pse nga Facebook nuk pranuan të komentojnë personalizimin e kërkimeve, për të cilën sigurisht nuk e kanë njejtë dhe nuk mërzite sepse tani Google+ do të jetë më tërheqëse për brendet dhe përdoruesit. Në kritikat e Twitter ndaj Google-s i janë bashkangjitur edhe shum blogerë me më ndikim.

Google i është përgjigjur Twitter ndaj kritikave me një postim të shkurtër në të cilën thuhet se janë të befasuar me kritikat e Twitter sepse po Twitter ka qenë kompania e cila nuk pranuar të vazhdojnë bashkpunimin me të cilën janë shfaqur cicërimat(ang. tweets) në rezultatet e Google./itshqip

RELATED BY