Twitter i ri tek të gjithë?

Sipas një postimi në blogun zyrtar të Twitter, secili prej përdoruesve ka qasje në dizajnin e ri të Twitter-it. Dhe nëse ju jeni njeriu i fundit që nuk e...

Sipas një postimi në blogun zyrtar të Twitter, secili prej përdoruesve ka qasje në dizajnin e ri të Twitter-it. Dhe nëse ju jeni njeriu i fundit që nuk e keni Twitter-in e ri, atëherë ju do ta keni tani në kompjuterin tuaj.

Në cicërima tani mund të shihni, fotot, videot, retweets, të preferuarat dhe me shumë. Navigacioni është i ndarë në tri seksione – Home, Connect dhe Discover. Faqja Home është vendi ku mund të lexoni cicërimat e atyre që jeni duke i ndjekur, Connect është vendi ku mund të kontrolloni të gjitha përgjigjet, retweets, ndjekësit e rinj e shumë tjera, ndërsa Discover është vendi i kontrollimit të gjërave interesante, trendeve, aktiviteteve të rëndësishme për ju.

Hapeni shfletuesin tuaj, shkruani Twitter.com dhe kënaquni me pamjen e re të Twitter./itshqip

RELATED BY