Twitter lansoi Vine në Android

Twitter përfundimisht lansoi shërbimin e tij të quajtur ” Vine ” edhe në sistemin operativ Andorid. Vine iu mundëson të ngarkoni dhe shpërndani video me kohëzgjatje të shkurtër në...

Twitter përfundimisht lansoi shërbimin e tij të quajtur ” Vine ” edhe në sistemin operativ Andorid. Vine iu mundëson të ngarkoni dhe shpërndani video me kohëzgjatje të shkurtër në rrjetin social Twitter. Aplikacioni së pari ishte lansuar në iOS në Janar të këtij viti dhe ka arritur 13 milion përdorues aktivë, ndërsa tani është në dispozicon edhe për Andorid.

Vine Andoid  itShqip

Vine në Andorid kërkon versionin Andorid 4.0 Ice Cream Sandwich ose ndonjë version më të ri, gjithashu disa tipare të aplikacionit që janë në iOS mungojnë në Andorid dhe për këtë, Twitter ka premtuar se së shpejti do të lëshoj një përditësim në mënyrë që aplikacioni të jetë i njëjtë si në iOS.

Vine aktualisht në Andorid ofron ngarkime të pakufizuara duke i postuar videot menjëherë në Vine dhe duke i shpërndarë në Twitter. Gjithashtu ju ofron të gjeni, ndjekni dhe të bashkëveproni me shokë dhe të eksploroni postimet e tyre. Karakteristikë tjetër e aplikacionit Vine është se mbështet kamerën para, dhe iu mundëson të kërkoni, etiketoni dhe të shpërndani video edhe në Facebook, por këto karakteristika pritet të vijnë në ditët e ardhshme.

Këtë aplikacion mund ta shkarkoni në Google Play Store. /itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY