Twitter lanson shërbimin Periscope në iOS

Twitter lansoi sonte shërbimin Periscope, një aplikacion që iu lejon përdoruesve të transmetojnë videot e tyre drejtpërdrejt. Tani, ky aplikacion është në dispozicion vetëm për përdoruesit e platformës iOS,...

Twitter lansoi sonte shërbimin Periscope, një aplikacion që iu lejon përdoruesve të transmetojnë videot e tyre drejtpërdrejt. Tani, ky aplikacion është në dispozicion vetëm për përdoruesit e platformës iOS, derisa versioni për Android është ende duke u punuar.

Aplikacioni i ri është falas për të gjithë transmetuesit e videove tek përdoruesit e Periscope, por gjithashtu edhe tek rrjeti social Twitter është bërë i mundur përmes një butoni.

Në përgjithësi, Periscope pretendon të sjell një ’emocion vizual me atë se çfarë është duke ndodhur për momentin”, duke na shfaqur kështu transmetime interesante që do jenë në dispozicion përmes këtij shërbimi.

Twitter bleu shërbimin Periscope brenda këtij viti për 100 dollarë, pas blerjes së  dytë madhështore, aplikacionin Vine./itShqip/

RELATED BY