Twitter më popullor se Facebook në 2011

Edhe pse Facebook dominon në shumë fusha, ai humbi ndaj konkurrentit të tij të vogël Twitter gjatë vitit 2011. Eshte diskutuar dhe konstatuar se Twitter ka mbuluar 50 për...


Edhe pse Facebook dominon në shumë fusha, ai humbi ndaj konkurrentit të tij të vogël Twitter gjatë vitit 2011. Eshte diskutuar dhe konstatuar se Twitter ka mbuluar 50 për qind të mediave në lidhje me rrjetet sociale, ndëra Facebook thuhet të ketë mbulesë prej 45 për qind, sipas HihgBeam.

Twitter e mundi Facebookun për çdo muaj të vitit 2011, me përjashtim të shkurtit dhe prillit. Kjo është mbresëlënëse për një arsye të thjeshtë – Facebook është mijëra herë më i madh se Twitter.

Facebook ka 800 milionë përdorues aktiv në muaj, ndërsa Twitter ka vetëm 100 milionë përdorues aktiv. Përdoruesit e Facebook ndajnë 4 miliardë “gjëra” në ditë që nga korriku i 2011-ës, ndërsa përdoruesit e Twitter ndajnë 250 milionë cicërima në ditë që nga tetori i 2011-ës.

Dominimi i Twitter mund të jetë edhe privatësia. Nëse ju krijoni një llogari në Twitter, të gjitha informatat e juaja janë në dispozicion të publikut. Por, ju mund të siguroni llogarinë tuaj, mund të mbani cicërimat tuaja të fshehura, ndërsa në Facebook është më e komplikuar.

Në raportin e HighBeam nuk është llogaritur fare Google+ , ndoshta sepse është rrjet i ri social. Sido që të jetë janë zgjedhur edhe vendi i tretë, katërt dhe pestë: LinkedIn (3.33 për qind), MySpace (1.33 për qind) dhe Foursquare (0.71 për qind)./itshqip

RELATED BY