Twitter njeh Kosovën si shtet

Nuk e di a ju kujtohet kur para disa muajsh ne postuam në artikull për njohjen e Kosovës si shtet nga mikroblogu Twitter. Epo, ja që mundi i Gent...

Nuk e di a ju kujtohet kur para disa muajsh ne postuam në artikull për njohjen e Kosovës si shtet nga mikroblogu Twitter.

Epo, ja që mundi i Gent Thaçit nuk shkoj huq, Thaçi kishte hapur një kuadër diskutimi në strofullën e diskutimeve të Twitter dhe kishte kërkuar që Twitter ta njohë Kosovën si shtet më vendosjen lokacioneve të Kosovës brenda këtij rrjeti social. Sepse kur ne cicëronim, lokacioni ynë shfaqej në Rusi, ndërsa tani kur cicërojmë, lokacioni ynë shfaqet në Kosovë.

Falë njerëzve të Kosovës, të cilet merren më IT në Kosovë dhe jashtë saj, po bëhët e mundur që edhe shteti ynë të jetë i inkuarduar në internet dhe të ketë degë të tij anë e mbanë botës. Faleminderit të gjithë atyre që së pari mendojnë për Kosovën e pastaj edhe kontribojnë për të./itshqip

RELATED BY