Twitter prezanton dy funksione të reja

Twitter ka shtuar dy funksione të reja në shërbimin e tij që kanë të bëjnë me ngarkimin e fotove dhe shpërndarjen e tyre. Tani mund të  etiketoni shokë në...

Twitter prezanton dy funksione të reja

Twitter ka shtuar dy funksione të reja në shërbimin e tij që kanë të bëjnë me ngarkimin e fotove dhe shpërndarjen e tyre. Tani mund të  etiketoni shokë në fotot që ngarkoni dhe mund të ngarkoni deri në katër foto përnjëherë.

Nëse ju dëshironi të etiketoni persona në fotot që ngarkoni atëherë këtë mund ta bëni shumë lehtë duke shkruar pseudonimin e tyre , gjithashtu mund të etiketoni deri në 10 persona duke mos perdorur karakteret për të shkruar, gjë e cila ju  jep më shumë hapsirë për të shkruar në cicërimën që do bëni.

Po ashtu, ju mund të ngarkoni më shumë se një foto, funksion i cili më parë ka qenë i pamundur në Twitter. Tani mund të ngarkoni deri në katër foto dhe t’i postoni atë në  cicërimin tuaj të gjitha përnjëherë.

Këto karaktersitika aktualisht janë në dispozicion vetëm në iPhone, por së shpejti do jenë edhe për Android dhe platformat tjera. Edhe në iPhone, nëse këto funksione nuk do i merrni pas përditësimit atëherë duhet të prisni deri sa të lëshohen  në regjionin tuaj./itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY