Twitter pritet të bllokohet përsëri në Turqi

Twitter pritet të bllokohet përsëri në Turqi

Marrëdhënia e qeverisë turke me rrjetin social Twitter është duke u prishur përsëri. Një gjykatë në provincën Adana të Turqisë po kërcënon të ndalojë Twitter-in nëse ky i fundit nuk mbyll llogarinë e një gazete (BirGun) që vazhdimisht poston lajme rreth bastisjes që ndodhi tek një agjenci inteligjente. Twitter dhe rrjetet e tjera sociale kanë rënë dakord që të fshijnë postet e caktuara, por kjo nuk mjaftoi për gjykatën.

Twitter nuk ka thënë ende se si do të përgjigjet në këtë çështje, por në një deklaratë për New York Times, kompania ka treguar se do të “punojë me kujdes” që të mbaj shërbimin në dispozicion në Turqi duke mbrojtur njëkohësisht edhe të drejtat e tyre. Zyrtarët e Turqisë kanë qenë vazhdimisht në kërkim të arsyeve për bllokimin e rrjetit social Twitter, dhe është e vështirë që kjo gazetë të shpëtojë pa disa pasoja të rënda./itShqip

CategoriesTags

Related Posts