Twitter sa ka të ardhura për një vit Apple ka vetëm për një ditë!

Kompania hulumtuese eMarketer zbuloi se Twitter në deri në fund të vitit 2014 do të arrijë në 540 milionë dollarë të ardhura në vit nga reklamat. Twitter në vitit...

Kompania hulumtuese eMarketer zbuloi se Twitter në deri në fund të vitit 2014 do të arrijë në 540 milionë dollarë të ardhura në vit nga reklamat. Twitter në vitit 2011 nga reklamat ka përfituar 139,5 milionë dollarë.

Ky numër nuk është aspak i vogël, megjithatë është pothuajse është asgjë në krahasim me të ardhurat e Apple. Sipas TheNextWeb, Twitter në vitë përfiton sa Apple për 1 ditë.

Gjigandi teknologjik në vitin 2011 kishte shënuar profit prej 46 miliard dollarë, që do të thotë se kjo kompani për një ditë fiton 509 milion dollarë, një shifër kjo shum më e madhe se shifra vjetore e Twitter.

Sigurisht, Twitter akoma është duke u zhvilluar dhe është duke kërkuar mënyra tjera se si të përfitojë nga platforma, dhe është akoma shum herët për tu krahasuar me një gjigand siç është Apple./itshqip

RELATED BY