Twitter shton galerinë e fotografive në profilin e përdoruesve

Nëse ndonjëherë keni postuar fotografi në Twitter përmes shërbimeve të fotografive si yFrog, Twitpic, Instagram ose drejtpërdrejt nga shërbimi i Twitter për fotografi, atëherë ato fotografi do të shfaqen...


Nëse ndonjëherë keni postuar fotografi në Twitter përmes shërbimeve të fotografive si yFrog, Twitpic, Instagram ose drejtpërdrejt nga shërbimi i Twitter për fotografi, atëherë ato fotografi do të shfaqen në profilin tuaj në Twitter si galeri fotografishë.

Twitter ka lëshuar këtë opsion tek të gjithë përdoruesit që nga dita e hënë, ndërsa në galerinë e përdoruesve do të shfaqen 100 fotografitë e fundit nga të gjitha shërbimet e foto-shpërndarjes.


Në profilin e përdoruesve do të shfaqen katër fotografi, por ju mund të klikoni ”view all” ose të shkoni më tej përmes shigjetave për t’i shikuar të gjitha.

Lidhjet (ang. links) e fotografive do të ndryshojnë në mënyrë dramatike që të përshtaten me pamjen e Twitter, gjithashtu në galerinë tuaj do të shfaqen edhe fotot e përdoruesve tjerë, në të cilat ju keni komentuar./itshqip

RELATED BY