Twitter ta njohë Kosovën si shtet?

Një përdorues shqiptar i Twitter, Gent Thaçi ka marrë një iniciativë diskutimi në Twitter për pranimin e Kosovës si vend i pavarur në lokacionet e Twitter. Genti, ka marrë...

Një përdorues shqiptar i Twitter, Gent Thaçi ka marrë një iniciativë diskutimi në Twitter për pranimin e Kosovës si vend i pavarur në lokacionet e Twitter.

Genti, ka marrë këtë iniciativë pasi që postoi një cicërimë të Eliza Dushkut në Twitter, hetoi se ai ndodhej në Rusi, që nuk ishte aspak e vërtetë, por për shkak të mos-ekzistimit të Kosovës në lokacionet e Twitter shfaqet Rusia si vendndodhja jonë.

Genti në faqen e diskutimeve të Twitter tha:

Të nderuar,

Unë jam Genti, qytetar i Kosovës dhe një përdorues aktiv i Twitter, Kosova ka vetëshpallur pavarësinë e saj nga Serbia me 17 shkurt 2008 dhe është njohur nga 81 vende të OKB-së. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka deklaruar se nuk ishte e ilegale. Kosova është e vendosur në Gadishullin Ballkanik, Europë. Shumë faqe kanë njohur Kosovën, duke përfshirë Facebook dhe ne duam që edhe Twitter të jetë në mesin e tyre.

Kërkesa jonë është që Twitter ta njohë Kosovën dhe qytetet e saj në mënyrë që kosovarët të kenë lokacion të saktë në cicërimat e tyre.

Këtu është një fotografi që tregon Kosovën si Rusinë, e cila është gabim:
http://img268.imageshack.us/img268/6825/kosovoc.png

Me respekt,
Genti

E tëra që duam nga ju përdorues të itshqip.com dhe portaleve tjera është te futeni tek faqja e diskutimeve dhe të leni një përgjigje, duke thënë se e përkrahni iniciativën e Gentit për pranim të Kosovës si vend në lokacionet e Twitter./itshqip

RELATED BY