Twitter teston funksionin Auto-Translate

Twitter është duke eksperimentuar me një funksion të ri që përkthen automatikisht cicërimat në gjuhë të ndryshme përmes Bing Translator. Një zëdhënës i Twitter tha se mikroblogu i famshëm...


Twitter është duke eksperimentuar me një funksion të ri që përkthen automatikisht cicërimat në gjuhë të ndryshme përmes Bing Translator.

Një zëdhënës i Twitter tha se mikroblogu i famshëm botëror ka shtuar një funksion për një pjesë të vogël të përdoruesve javën e kaluar për të ndihmuar shfrytëzuesit të lidhen dhe të ndërveprojnë me të tjerët, pa marrë parasysh gjuhën që ata flasin.

“Një përqindje shumë e vogël e përdoruesve mund ta shohin funksionin për përkthimin e tekstit të një cicërime me Bing Translator si pjesë e një eksperimenti. Ne duam të ndihmojmë përdoruesit tonë, pa marrë parasysh se ku janë ata nëpër botë, apo çfarë gjuhe flasin,” tha zëdhënësi.

Faqja Faceblog.in.th ka marrë disa pamje të cicërimave të shkruara në Thai, në gjuhën Japoneze dhe Koreane , ndërsa me një klikim janë përkthyer në anglisht. Twitter ka qenë partner me Bing Translator, një shërbim falas që përkthen tekstin dhe faqet në gjuhë të ndryshme.

Eshtë ende e paqartë se kur do të vijë ky funksion tek të gjithë Twitter-uesit./itshqip

RELATED BY