U lëshuan në përdorim domain me shenja arabe.

Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuar, janë tre shtet e para të pershira në ndryshimet historike të internetit. Pronarët e uebfaqeve në këto vende tani do të mund...

Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuar, janë tre shtet e para të pershira në ndryshimet historike të internetit. Pronarët e uebfaqeve në këto vende tani do të mund të regjistrojnë domain me shenjat ose shkrimin e tyre alfabetik.

Rregullatorët e lartë të internetit ICANN( Internet Corporation of Assigned Names), gjatë kësaj jave kishin bërë disa ndryshime në përbërjen e DNS-ve, për të lejuar përdorim të web adresave të cilat nuk janë në alfabetin latin.

Shtetet e para që do të mund të përdorin këtë opsion janë Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara, ky ndryshim pritet të ju mundësohet edhe 20 vëndeve tjera të cilët kanë aplikuar për shfrytëzimin e të njejtit opsion.

Në një intervistë për BBC, një prej drejtorëve të ICANN tha – ” Kjo është një prej ditëve më të rëndësishme në historin e internetit, për ICANN dhe për shtetet e lartëpërmendura të cilët të parët do të mund të shfrytëzojnë këtë ndryshim.”

Kur do të përfundon ky tranzicion i nisur, keto domaine jo-latine do të mund ti përdorin 21 shtete në 11 gjuhë të ndryshme.

Një shembull si duket një domain i Minisitris së Egjiptit:
Ministry of Communications and Information Technology

http://وزارة-الأتصالات.مصر/

RELATED BY