Uber premton 50.000 vende të reja pune në Evropë

Duke folur në një konferencë të mbajtur në Mynih, drejtori ekzekutiv i shërbimit Uber ka premtuar 50.000 vende të reja pune në Evropë. Travis Kalanick tha se shërbimi i...

Uber premton 50.000 vende të reja pune1

Duke folur në një konferencë të mbajtur në Mynih, drejtori ekzekutiv i shërbimit Uber ka premtuar 50.000 vende të reja pune në Evropë.

Travis Kalanick tha se shërbimi i tyre Uber mund të hap 50.000 vende të reja pune nëse qeveritë e shteteve në Evropë bashkëpunojnë me kompaninë tonë ashtu si Boston, me të cilin kompania shpërndanë të dhënat dhe teknologjinë e saj.

Uber është një rrjet transporti i bazuar në një aplikacion i cili ofron një taksi apo veturë private brenda disa sekondave. Ky shërbim, i cili ka filluar punën para katër viteve, tani operon në 250 vende në mbarë botën. Uber që është me seli në San Francisco është vlerësuar me 40 miliardë dollarë, bazuar nga mbledhja e fundit e fondeve nga investitorët, transmeton ITshqip.

Megjithatë, kritikët nuk kanë ndalur së akuzuari shërbimin Uber për shkeljen e rregullave të konkurrencës dhe mos sigurimin e klientëve tek automjetet e tyre. Uber është përballur me gjykatat në Belgjikë, Francë, Gjermani, Holandë dhe Spanjë, ndërsa në Londër ka pasur edhe protesta nga firmat e tjera që ofrojnë të njëjtin shërbim.

Po ashtu, një grua nga India ka paditur shërbimin në gjykatat amerikane pasi që ajo pretendon se një shofer i taksit Uber e kishte përdhunuar atë.

Sidoqoftë, kompania njoftoi që është duke zhvilluar një teknologji të re e cila do të sjell edhe monitorimin tek automjetet dhe do të përmirësojë sigurinë e klientëve./itShqip

RELATED BY