Ubuntu zbulon sistemin operativ për tableta

Kompania Kanonike tani zbuloi sistemin operativ Ubuntu vetëm për tableta duke paraqitur disa karakteristika të reja që shpreson se do arrij sistemet operative tjera si Android dhe iOS ....

Ubuntu Tablet
Kompania Kanonike tani zbuloi sistemin operativ Ubuntu vetëm për tableta duke paraqitur disa karakteristika të reja që shpreson se do arrij sistemet operative tjera si Android dhe iOS .

Paraqitja e ekranit të ndarë dhe kryerja e shumë detyrave në të njëjtën kohë, mendohet se do ta bëjnë Ubuntu të krahasueshëm me smartphone-at tjerë.

Versioni mobil i Ubuntu është duke u shfaqur në pajisjet Galaxy Nexus, ku Ubuntu ka zgjedhur Google Nexus 10 si tabletën e parë që dëshiron të paraqes sistemin e ri operativ.

Karakteristikat e ekranit janë të ngjashme me pajisjen BlackBerry 10 që është bazuar në Linux ku mund të shikoni njoftimet kryesore edhe pasi ta mbyllni ekranin.

Gjithashtu ju mund të hapni aplikacionet në ekran përmes menysë ku mund të klikoni aplikacionin e dëshiruar duke bartur gishtin aty , pra pa e hequr gishtin nga ekrani.

Kompania Kanonoike së fundi lajmëroi se Ubuntu ka një dizajn të kompletuar dhe është fokusur për krijimin e një sistemi operativ sa më të thjeshtë i cili mund të punoj që nga kompjuterë e vjetër deri tek smartphone-at më të mirë, në mënyrë që të përhapet sikur platforma nga Microsoft, Windows 8.

Kompania do të paraqes sistemin operativ në smartphone dhe në tableta gjatë këtij viti me shpresë që të sjell edhe më shumë zhvillime. /ITshqip

Categories
LajmeSoftware

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY