Ueb faqet qe perdorin WordPress ne rrezik?

Ditëve të fundit janë duke u raportuar se një numër i madh i uebfaqeve që përdorin WordPress janë duke u manipuluar nga hakerët. Fillimisht mendohej se këto manipulime bëheshin...

Ditëve të fundit janë duke u raportuar se një numër i madh i uebfaqeve që përdorin WordPress janë duke u manipuluar nga hakerët. Fillimisht mendohej se këto manipulime bëheshin vetëm tek klientët e kompanisë DreamHost,por kjo nuk doli e vertetë ngase ueb faqe të shumta janë duke u manipuluar edhe tek klientët e kompanive tjera si GoDaddy, Bluehost, Media Temple etj.

Ueb faqet e manipuluara me  këto scripta apo kode të dëmshme,jo vetë që instalojnë programe keqdashëse tek përdoruesit por ato edhe i pengojnë uebshfletuesit si Firefox apo Google Chrome që ti identifikoj ato ueb faqe si të infektuara, dhe kjo bën që përdoruesit të infektohen mjaft lehtë.

Edhe pse shumica e uebfaqeve të sulmuara përdorin WordPress ende nuk mund të themi që problemi qëndron tek WordPress,ngase raportohet se edhe uebfaqe që përdorin aplikacione tjera janë bër pjesë e këtij manipulimi.

Disa nga këto kompani hostingu klientave të manipuluar ju kanë thënë se problemi ka qenë se WordPress-i i tyre nuk ka qenë i përditësuar në versionin e fundit,por ju themi se kjo nuk qëndron ngase nga kërkimet e bëra uebfaqet e raportuara që janë manipuluar kanë qenë edhe ne versionin e fundit të WordPress 2.9.2, madje uebfaqe të ndryshme kanë qenë edhe me aplikacione tjera,por që të gjitha uebfaqet e manipuluara kanë qenë të zhvilluara në PHP,që mund të dyshohet edhe në ndonjë problem në PHP.

Po ashtu, nga të gjitha rportimet e bëra deri më tani të gjitha uebfaqet e manipuluara kanë qenë në servera të përbashkët(shared hosting), kështu që egziston mundësia se nga një uebfaqe e infektuar të infektohen të gjitha uebfaqet tjera në atë server.

Derisa të mos kuptohet se saktësisht ku qëndron problemi, duke marruar parasysh dhe se një numër i madh i uebmasterave shqipëtar përdorin WordPress dhe po thuaj se të gjithë këta uebmaster kanë të vendosura ueb faqet e tyre në servera të përbashkët(shared hosting), ne ju sygjerojmë që të bëni backup komplet uebfaqen tuaj, ngase egziston mundësia se shumë shpejt edhe ju të jeni pjesë e këtij manipulimi.

RELATED BY