Ueb shfletuesi nga Mozilla për Android

Në fillim të kësaj jave Mozilla lansoi versionin testues të ueb shfletuesit për telefonat që punojnë me sistemin operativ Android, emri i ueb shfletuesit është Fennec. Aplikacioni testues është...

Në fillim të kësaj jave Mozilla lansoi versionin testues të ueb shfletuesit për telefonat që punojnë me sistemin operativ Android, emri i ueb shfletuesit është Fennec. Aplikacioni testues është i gatshëm për përdoruesit, të cilët dëshirojnë t’a testojnë dhe te japin përshtypjet e tyre për këtë aplikacion. Ueb shfletuesi Fennec nga Mozilla është testuar tek telefonat me Android dhe në Google Nexus. Disa nga përdoruesit e kanë instaluar me sukses dhe kanë bër testime edhe në telefonat HTC dhe Motorola Milestone.

Pasi Fennec është ende si version testues,ende nuk është i gatshëm për përdorim të zakonshëm, dhe si version testues ka edhe gabime të cilat priten të menjanohen në versionet e ardhshme.

RELATED BY