Urime 6 vjetori iPhone!

Pikërisht gjashtë vite më parë, kompania Apple bëri debutimin e iPhone-it të parë në tregun e SHBA-së. Më shumë se 356 milionë iPhone janë shitur duke e bërë këtë...

iPhone mbush 6vite itshqip
Pikërisht gjashtë vite më parë, kompania Apple bëri debutimin e iPhone-it të parë në tregun e SHBA-së. Më shumë se 356 milionë iPhone janë shitur duke e bërë këtë pajisje smartphone-in kryesor në mbarë botën.

Që prej modelit të parë të iPhone-it që u lansua më 29 Qershor 2007, Apple ka sjell më shumë se 5 modele të tjera dhe modeli i fundit është iPhone 5 që u lansua në  shtatorin e vitit të kaluar.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, iPhone mbante gjysmën e të ardhurave të kompanisë kryesisht 22.96 miliard dollar. Kjo e bëri kompaninë Apple më të madhe se gjigantët si Microsoft, Coca-Cola dhe Walt Disney.

Në këtë vit spekulimet rreth versionit të ardhshëm nga Apple- iPhone 5S vazhdojnë, por sidoqoftë urime gjashtë vjetori iPhone./itShqip

RELATED BY