Ushtria e SHBA-së zbulon kodin kundër sulmeve kibernetike

Besoni apo jo, qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk mban gjithnjë sekret kodin kundër luftës kibernetike. Laboratori i ushtrisë hulumtuese ka postuar me vetë dëshirë kodin burimor për Dshell,...

Ushtria e SHBA-së zbulon kodin kundër sulmeve kibernetike

Besoni apo jo, qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk mban gjithnjë sekret kodin kundër luftës kibernetike. Laboratori i ushtrisë hulumtuese ka postuar me vetë dëshirë kodin burimor për Dshell, një mjet që përdoret për të kuptuar dhe lokalizuar sulmet kibernetike kundër Departamentit të Mbrojtjes, transmeton itShqip. Qëllimi është jo vetëm të ndihmojë vendet apo kompanitë të shmangin sulmet nga hakerët, por të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Vetëm një numër i vogël i njerëzve e kanë përdorur atë kod deri tani, por pas publikimit ushtria e William Glodek pret që grupe të ndryshme të kontribojnë tek programi brenda muajve të ardhshëm . Ai gjithashtu është duke shikuar për disa projekte që ofrojnë të njëjtin shërbim, megjithëse ende është e dyshimtë që ky kod i hapur do të jetë aq i famshëm sa lëshimi që bëri Linux për 10 vjetorin. Sidoqoftë, të bëhesh i famshëm nuk është qëllimi, më me rëndësi është ndryshimi i politikës që mund të shohim tek ushtria amerikane që punon për të luftuar kundër kërcënimeve në internet, sesa fokusimi vetëm në interesat personale./itShqip

RELATED BY