Vala dhe IPKO me super oferta për festat e fundvitit

  Dy operatorët më të mëdhenjë në Kosovë, Vala dhe IPKO, tashmë kanë filluar ofertat e tyre të para promocionale për festat e fundvitit. Pas lansimit të ofertave që...

 

vala ipko

Dy operatorët më të mëdhenjë në Kosovë, Vala dhe IPKO, tashmë kanë filluar ofertat e tyre të para promocionale për festat e fundvitit.

Pas lansimit të ofertave që bëri Vala për 3G duke ofruar çmimet më të lira deri tani në treg për këtë shërbim, kompania sjell pakon e re për konsumatorët me 1GB internet për vetëm 1.5 euro dhe 2GB internet për 3 euro. Pakot do të jenë në dispozicion brenda 30 ditëve, ndërsa pas shpenzimit të pakos, për çdo 1MB ju do të paguani vetëm 0.01 cent.

Aktivizimi i pakos bëhet duke thirrur në 161, pastaj shtypni numrin 7 për të blerë pakon, zgjedhni numrin 4 dhe konfirmoni blerjen e pakos me numrin 1. Pra, kjo ësht pako promocionale nga Vala për festat e fundvitit, e cila pritet të sjell edhe shërbime të tjera në ditët në vijim.

Në anën tjetër kemi operatorin IPKO me rrjetin më të shpejtë në Kosovë, 4G, që është lansuar rreth një muaj më parë. Ky operator për festat e fundvitit ka njoftuar se do të sjell 2015MB për vetëm 2.15 euro. Aktivizimi i pakos bëhet duke thirrur në numrin *215#, kurse kohëzgjatja e pakos është 21 ditë.

IPKO vazhdon ende të mbetet operatori i vetëm mobil me rrjetin më të shpejtë në Kosovë, njëkohësisht kompania e vetme që ofron rrjetin 3G në të gjitha zonat urbane të Kosovës përfshirë edhe disa fshtra./itShqip

Categories
Lajme

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY