Vdes MacBook-u i bardhë?

Apple ka përfunduar zyrtarisht ekzistencën e MacBook-ut të bardhë, duke e shqiptuar këtë produkt si “End of Life.” Apple ka ndërpritur MacBook-un e bardhë verën e kaluar, kur MaceBook...


Apple ka përfunduar zyrtarisht ekzistencën e MacBook-ut të bardhë, duke e shqiptuar këtë produkt si “End of Life.”

Apple ka ndërpritur MacBook-un e bardhë verën e kaluar, kur MaceBook Air pati ardhur dhe mori shumë lavdërime nga konsumatorët. Megjithatë, Apple ka mbajtur MacBook-un e bardhë nëpër kanalin arsimor, duke e ofruar atë për shkollat dhe studentët.

Tani nëse doni ta keni një laptop të Apple, mund ta keni një pajisje nga alumini. Keni laptopë të ndryshëm edhe të kompanive tjera, por nëse doni atë të Apple, mund të zgjidhni produktet Air dhe Pro.

MacBook i bardhë ishte modeli i parë në linjën e MacBook, i lansuar në maj të vitit 2006. Ndërsa vdekja e tij është shënuar në muajin shkurt të vitit 2012./itshqip

RELATED BY