Vdes Napster-i

Shërbimi i shpërndarjes ilegale të muzikës, Napster ka vdekur këto ditë dhe besohet se nuk do të kthehet më kurrë për përdorim. Të enjten, Napster-i zyrtarisht do të bashkohet...


Shërbimi i shpërndarjes ilegale të muzikës, Napster ka vdekur këto ditë dhe besohet se nuk do të kthehet më kurrë për përdorim.

Të enjten, Napster-i zyrtarisht do të bashkohet me Rhapsody, shërbimin me të madh mbi kërkesën e muzikave në Shtetet e Bashkuara. Rhapsody nënshkroi një marrëveshje muajin e kaluar për blerjen e Napster për një shumë parash të pazbuluar nga kompania ndërmjetësuses mëmë, Best Buy.

Napster – është nisur fillimisht në vitin 1999 dhe shumë shpejtë solli të gjitha llojet e muzikave të dixhitalizuara. U krijua nga Sean Parker. Dy vjet më vonë u mbyll me vendim të gjykatës pas një serie të padive nga Recording Industry Association of Amerika, e cila e akuzoi Napster-in si shkelësin me të madh të të drejtave të autorit. Gjatë asaj kohe, Napster përdorej nga shumë përdorues për shkarkimin e muzikave të ndryshme falas dhe nga secili vend, duke përfshirë edhe dhomat e gjumit. Një seri shërbimesh të ngjashme si, Kaaza dhe LimeWire mbinin pas shkarkimit të Napster si gjurmë individuale për djegjen e CD-ve, e cila u bë një trend i përhershëm.

Kompani të ndryshme muzikore pranuan se përdoruesit nuk janë të gatshëm të blejnë gjithmonë CD-ja me këngë, por duan t’i dëgjojnë ato në një shërbim sikurse është iTunes.

Modeli i iTunes përfundimisht është konkurrent kryesor i shërbimeve si, Grooveshark, Rhapsody dhe Spotify, ku bashkë-themeluesi i Napster, Sean Parker, është një investitor i madh.

Sipas Best Buy, Napster do të operoj si një shërbim abonimi, duke mbajtur emrin e atij që e themeloi si një simbol të lëvizjeve të mëdha në industrinë e muzikës dhe kulturës digjitale. Por, duke filluar nga e enjtja edhe emri i tij nuk do të përmendet, sepse ky shërbim thjeshtë ka vdekur./itshqip

RELATED BY