Vdes Steve Jobs

Bëhu një hap përpara me kualitetin. Disa njerëz janë mësuar në mjedis ku pritet përsoshmëri.” – Steve Jobs. Përshkruhet si një njeri ‘vizionar, pasionant dhe energjik’ nga presidenti i...

Bëhu një hap përpara me kualitetin. Disa njerëz janë mësuar në mjedis ku pritet përsoshmëri.” – Steve Jobs.

Përshkruhet si një njeri ‘vizionar, pasionant dhe energjik’ nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, Steve Jobs ishte ai njeri që kreditoi jetën e vet për të transformuar botën e kompjuterit dhe teknologjisë së smartphonëve.

“Unë do ta humb Steven përfundimisht,” tha Bill Gates, themeluesi i kompanisë Microsoft.

“Në përgjithësi Steve bëri revulucion të madh dhe dha shumë kontribut në amerikë dhe vende tjera, jo vetëm që ndryshoi teknologjinë, por ishte edhe intuitiv dhe argëtues. Steve ishte aq trim sa që ndryshoj botën dhe ishte mjaftë i talentuar për ta bërë,” tha Barack Obama në një deklaratë.

“Bota është jashtëzakonisht e mirë për shkak të Steve,” thuhej në deklaratën e Apple.

Vdekja e shefit të Apple erdhi vetëm një ditë pasi u prezuantua paisja më e re e tij, iPhone 4S.

Ylli i tenisit amerikan Serena Williams në një post në Twitter ka thënë: “Ju do të humbni, por legjenda juaj do të jetoj përgjithmonë.”

Steve Jobs njeriu që ndryshoj jetët tona, ka lindur në vitin 1955 dhe vdiq në vitin 2011, ai ishte vetëm 56 vjeçar./itshqip

RELATED BY