Vdiq Norio Ohga, babai i CD-së.

Norio Ohga, ish-presidenti i Sony i cili ka merita të mëdha për zgjerimin e aktiviteteve të kompanisë në fushën e argëtimit dhe softuerit, si dhe në zhvillimin e CD(compact...

Norio Ohga, ish-presidenti i Sony i cili ka merita të mëdha për zgjerimin e aktiviteteve të kompanisë në fushën e argëtimit dhe softuerit, si dhe në zhvillimin e CD(compact disk) – vdiq në 81 vjet.

Ohga ishte në krye të kompanisë Sony në periudhën prej 1982 deri në vitin 1995. Ish këngëtari i operës dhe një dashamirë i madh i muzikës atëkohë insistonte që kompakt disku(CD) të ketë një diametër prej 12 cm, e mjaftueshme për 75 minuta muzikë, që të mund të pranonte të gjith Simfoninë e Nëntë të Betovenit. Në kohën kur Ohga parashikonte se CD-të me kohë do të zëvendësojnë pllakat vinile, shumica dyshonin në parashikimet e tij.

Vendimet e tij për kompaninë përveq në prodhimin e elektronikës të fokusohen edhe në filma, video lojra dhe muzikë i ka mundësuar kompanisë Sony të arrijë suksesin e sotshëm.

Sony kishte shitur CD-në e parë më vitin 1982, kurse pas vetëm 5 viteve në Japoni këto CD bartës të zërit nga shitjet kishin tejkaluar pllakat e rëndmota./itshqip

RELATED BY