Verizon prezanton tri pajisje të reja

Në partneritet me Motorola, Verizon prezantoi të martën gjeneratën e ardhshme  të pajisjeve  Droid duke përfshirë modelet Droid Ultra, Droid Maxx dhe Droid Mini. Droid Ultra është “pajisja e...

Verizion prezanton tri pajisje të reja

Në partneritet me Motorola, Verizon prezantoi të martën gjeneratën e ardhshme  të pajisjeve  Droid duke përfshirë modelet Droid Ultra, Droid Maxx dhe Droid Mini.

Droid Ultra është “pajisja e mençur më e hollë me rrjetin 4G LTE” me madhësi të ekranit prej 5 inç dhe 0.28 inç i hollë. Ndërsa modeli Maxx veqohet për nga bateria, që thuhet se mund të zgjasë deri në 48 orë. Modeli Mini ka karakterisitka të njëjta, por ka madhësi më të vogël të ekranit, me 4.3 inç, por që të tri modelet kanë rezolucion të njëjtë, 1,280 x 720 piksel.

Motorola vjen me një numër të madh karakteristikash të reja duke përfshirë një mënyrë krejtësisht të re për shpërndarjen e fotos të ashtuquajtur “Droid Zap”.

Po ashtu Droid përfshin edhe funksionin për njoftimin e të rejave që shërben edhe për ruajten e baterisë të quajtur ‘Active Notifications’. Këtë funksion mund t`a përdorni edhe pa bërë zhbllokimin e telefonit.

Në krahasim me pajisjet e vitit të kaluar nga Motorola, tani procesorat janë 24 përqind më të shpejtë dhe grafika është 100 përqind më e mirë.

Këto pajisje do fillojnë shitjet më 20 Gusht, ndërsa sa i përket çmimit, modeli Mini me 16GB hapsirë kushton 99 dollarë, Ultra me 16GB hapsirë kushton 199 dollarë dhe modeli Maxx kushton 299 dollarë me 32GB hapsirë. Asnjë karakteristikë apo funksion tjetër nuk është në dispozicion dhe asnjë model nuk ka hapsirë për kartë microSD./itShqip

RELATED BY