Vetëm 30 përqind e pajisjes Galaxy S4 do të kenë procesor me 8 bërthama

Samsung Galaxy S4 është pajisja e parë me procesor me tetë bërthama në Britani të Madhe, por tani pajisja thuajse në mbarë botën do të ketë një procesor quad-core....

samsung galaxy s4 me i shpejti ITshqip

Samsung Galaxy S4 është pajisja e parë me procesor me tetë bërthama në Britani të Madhe, por tani pajisja thuajse në mbarë botën do të ketë një procesor quad-core.

Vetëm 30 përqind e pajisjes Galaxy S4 do të kenë procesor Exynos 5 me tetë bërthama, gjë që e bëri kompaninë Samsung më të fuqishme sa i përket procesorit.

Siq duket kompania nuk ka qenë në gjende të prodhojë sasi të mjaftueshme të Galaxy S4-it pasi që çdo vonesë apo lëshim do ta rrezikonte kompaninë kundër rivalve, HTC One dhe Apple e cila do krijoi iPhone-in e ri këtë vit.

Samsung Galaxy S4 është planifkuar që në shumë vende të SHBA-së të ketë procesorin Snapdragon 1.9GHz quad-core.

Ndërsa është e vështirë të gjenden dallimet ndërmjetë këtyre dy procesorave, por përparsi e Exynos 5 me tetë bërthama është se ka aftësinë e menagjimit të baterisë e cila sigurisht që e përmison kohëzgjatjen e baterisë.

Me lansimin e pajisjes së gjeneratës së ardhshme nga Apple, iPhone 6, atëherë Samsung pa dyshim se do bëjë një version tjetër të Galaxy S4 duke bërë disa përmisime dhe sigurisht me procesor me tetë bërthama. /ITshqip

RELATED BY