Vetura Ford S-Max iu detyron të zbatoni shpejtësinë maksimale të lejuar (Video)

  Të dënohesh për thyerje të rregullave në komunikacion, përkatësisht për kalim të shpejtësisë së limtuar, është një gjë e kushtueshme, por edhe e zakonshme për një pjesë të...

 

Të dënohesh për thyerje të rregullave në komunikacion, përkatësisht për kalim të shpejtësisë së limtuar, është një gjë e kushtueshme, por edhe e zakonshme për një pjesë të madhe të njerëzve. Megjithatë, Ford shpreson të parandalojë tiketat e tilla me prezantimin e veturave që mund të shikojnë dhe lexojnë shenjat e komunikacionit duke detyruar shoferin të vozis sipas domethënies së tyre.

Ky funksion do të mundësohet me teknologjinë ‘Intelligent Speed Limiter’ që së pari do të shfaqet tek veturat e reja Ford S-Max në Evropë, transmeton itShqip.com.

Një kamerë e montuar në xhamin para skanon shenjat rrugore të cilat më pas shfaqen në tabelën treguese të veturës. Pasi që funksioni i lartpërmendur të vërej ndonjë shenjë që tregon për limit të shpejtësisë, vetura juaj automatikisht do t’i përshtatet domethënies së saj.

Kjo teknologji, e cila ofron një vozitje më të sigurt tek të gjithë shoferët, mund të çaktivizohet përmes një butoni që gjendet afër timonit./itShqip

RELATED BY