VEVO drejtë shndërrimit në një kanal televiziv

Vevo dëshiron të bëhet MTV-ja e ardhshme, dhe lansimi i aplikacionit për Apple TV është hapi i parë në këtë drejtim. Vevo duket se dëshiron të jetë MTV-ja e...

vevo tv

Vevo dëshiron të bëhet MTV-ja e ardhshme, dhe lansimi i aplikacionit për Apple TV është hapi i parë në këtë drejtim.

Vevo duket se dëshiron të jetë MTV-ja e ardhshme ngase ka lansuar aplikacionin për Apple TV. Vevo gjithashtu ka lansuar edhe aplikacionin për Android.

Shumica prej njerëzve e njohin Vevo-n si kompania e cila publikon video klipet e këngëtarëve të ndryshëm botëror, kohëve të fundit edhe të disa prej këngëtarëve shqiptarë. Por që nga viti 2013 kur kishte lansuar aplikacionin e parë, Vevo duket se dëshiron të jetë diçka më shumë, shkruan itshqip.com.

Vevo në heshtje ka kohë që ka qenë duke punuar për një platformë jashtë Youtube, edhe pse publikisht nuk e kanë pranuar një gjë të tillë. Dhe duke parë popullaritetin në rritje të pajisjeve siç janë Apple TV, Chromecast dhe Amazon Fire TV, Vevo e ka parë si mundësinë më të drejtë shndërrimit në një kanal televiziv të vërtetë siç është MTV.

Pasi që është ndërtuar rreth videove muzikore, Vevo ka një përparësi për këto pajisje ndaj rivalëve Spotify dhe Pandora, përparësi që nuk e ka tek telefonat e mençur.

Madje edhe vet Mark Hall e ka pranuar se ai më tepër është i entuziazmuar për lansimin e aplikacionit për Apple TV se sa atij për Android. Duket se Apple TV është pajisja që Vevo e sheh si mundësi të mirë për të arritur sukses në këtë drejtim.

Shpresojmë që Vevo do të bëhet shumë shpejtë MTV-ja e ardhshme, dhe në këtë formë ta bëjë më të lehtë depërtimin e artistëve shqiptarë në tregun ndërkombëtar./itshqip.com

RELATED BY