Viber arrin edhe në Linux

Aplikacioni i popullarizur për të biseduar dhe dërguar mesazhe falas, Viber, tani është në dispozicion edhe në platformën Linux. Sipas zhvilluesve, Viber është testuar dhe punon mirë në sistemet...

Viber arrin edhe në Linux

Aplikacioni i popullarizur për të biseduar dhe dërguar mesazhe falas, Viber, tani është në dispozicion edhe në platformën Linux. Sipas zhvilluesve, Viber është testuar dhe punon mirë në sistemet operative Ubuntu, Mint dhe Zorin.

Viber kërkon regjistrim përmes pajisjes tuaj telefonike dhe mundëson sinkronizimin e kontakteve telefonike dhe mesazheve në të gjitha platformat që Viber është në dispozicion.

Versioni i Viber-it për Linux ju mundëson dërgim të  mesazheve dhe thirrje ndërmjetë të gjithë përdoruesve të tjerë të këtij aplikacioni, por i mungon mundësia për biseduar me anë të videove.

Ju mund të shkarkoni Viber për Linux tani në faqen zyrtare të aplikacionit, ku mund të gjeni edhe versionet e tjera si Windows dhe Mac OS X./itShqip

RELATED BY