23/Apr/2014
Versioni i fundit i Viber-it në iOS sjell një dizajn të ngjashëm me pamjen e përgjithshme të iOS 7. Po ashtu, ky version përveq dizajnit sjell një numër të madh karakteristikash të reja.
Njëra prej tyre është mundësia për bllokimin e një numri ose kontakti nga thirrjet apo mesazhet. Kompania tani ju lejon të dërgoni video-meshazhe të gjata dhe foto dhe të shumta video brenda të njëjtës kohë.
Natyrisht, ky përditësim gjithashtu rregullon problemet që përdoruesit kanë pasur me versionin e kaluar dhe një numër të madh të hapësirave apo lëshimeve të bëra tek ky aplikacion.
Ky përditësim ka një madhësi prej 37.2MB dhe mund të shkarkohet duke klikuar në linkun e mëposhtëm./itShqip