Vidhen 240 njësi të iPhone 6 në Kinë

Policia në Pekin ka arrestuar tre njerëz që hapën një vrimë me madhësi prej 20 inçësh në murin e një depoje, duke arritur që përmes saj të vjedhin 240...

iphonneeess

Policia në Pekin ka arrestuar tre njerëz që hapën një vrimë me madhësi prej 20 inçësh në murin e një depoje, duke arritur që përmes saj të vjedhin 240 njësi të Apple iPhone 6. Depo i përkiste një kompanie kineze, e në të cilën njëri prej hajdutëve ishte i punësuar si shofer.

Kjo treshe shiste pajisjet dhe i përdorte parat për të luajtur bixhoz dhe për të blerë ari dhe vetura. Megjithatë, gjërat nuk shkuan sipas planeve, pasi që policia arriti ti kap ata duke përdorur numrat serik të çdo njësie të vjedhur të iPhone 6.

Ngjarja ndodhi vetëm disa ditë pasi agjentët doganor në Kinë kapën një kontrabandist me 94 njësi iPhone 6 në trupin e tij, që kishin një vlerë prej 49.000 dollarësh. Rojet ishin të tronditur me mënyrën se si kontrabanduesi kishte ngarkuar një numër aq të madh telefonash në trupin e tij./itShqip

 

RELATED BY