Vine në dispozicion edhe në Kindle Fire

Pasi lëshimit në Google Play Store, aplikacioni Vine është në dispozicion edhe në Kindle Fire. Aplikacioni kërkon versionin Andorid 4.0 apo më lart, pra ju mund të përdorni aplikacionin...

Pasi lëshimit në Google Play Store, aplikacioni Vine është në dispozicion edhe në Kindle Fire. Aplikacioni kërkon versionin Andorid 4.0 apo më lart, pra ju mund të përdorni aplikacionin në çdo model të Kindle Fire përveq modelit të parë.

Vine në dispozicion edhe në Kindle Fire.ITshqip
Për ata që nuk janë të informuar, Vine është një shërbim  i ri për të shpërndarë  video me kohëzgjatje të shkurtër. Vine për Kindle Fire është versioni i parë për tabletë pasi që është në dispozicion vetëm në smartphone me iOS dhe Andorid.

Lansimi i këtij aplikacioni për Kindle Fire është një befasi, pasi që aplikacioni katër muaj më parë ishte lansuar për Andorid ndërsa më vonë u debutua edhe në iOS. Për përdoruesit e Instagram-it, Vine është zgjedhja më e preferuar për të shpërndarë video. Ky aplikacion duket se është i gatshëm për t`u zgjeruar edhe në platformat tjera dhe ndoshta së shpejti mund ta shohim edhe në Windows Phone./itShqip

RELATED BY