Vivaldi – Ueb shfletuesi më i ri për Windows, Mac dhe Linux

Pak ditë më parë Microsoft njoftoi për një ueb shfletues të ri i cili është në zhvillim e sipër dhe do publikohet së bashku me Windows 10. Por si...

Screenshot_aaaaaPak ditë më parë Microsoft njoftoi për një ueb shfletues të ri i cili është në zhvillim e sipër dhe do publikohet së bashku me Windows 10. Por si duket nuk do të jetë Spartan ueb shfletuesi më i ri, ngase tani kemi një ueb shfletues të ri me emrin Vivaldi, nga ish themeluesi i ueb shfletuesit të njohur Opera. Vivaldi është një ueb shfletues kryesisht i dedikuar për shfrytëzuesit më të avancuar, dhe do të jetë në dispozicion për sistemet operative Windows, Mac dhe Linux.

Ndoshta bota nuk ka nevojë për një ueb shfletues të ri, për një ueb shfletues që vjen nga një person që ishte themelues tek një ueb shfletues tjetër siç është Opera, e që edhe pse atë kohë, pra në vitin 1996 kishte vetëm dy konkurrent, Internet Explorer nga Microsoft dhe Navigator nga Netscape asnjëherë nuk arriti të konkurronte me ta. Por ku i dihet ndoshta tani që nuk është themelues tek Opera dëshiron të marrë përdoruesit e Opera-së, pra të luftojë për pozitën e 5-të në kategorinë e ueb shfletuesve më të përdorur, transmeton itshqip.

Vivaldi mund ta shkarkoni nga ueb faqja zyrtare, por duhet të keni parasysh se ende nuk është në versionin përfundimtarë. Ne e shkarkuam dhe duket se do të jetë një ueb shfletues i mirë, dhe me shumë funksione të reja dhe interesante, si grumbullimi i disa ueb faqeve të caktuara në një vend, përshtatja e ngjyrave të ueb shfletuesit me ngjyrat e ueb faqes së hapur, e shumë mundësi tjera që pritet të arrijnë me versionin përfundimtarë./.itshqip

Categories
Web
No Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY