WhatsApp arrin 500 milionë përdorues

Shërbimi i famshëm për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, ka arritur 500 milionë përdorues, numër i cili nuk paraqet të gjithë përdoruesit e këtij shërbimi por tregon për përdoruesit aktiv...

WhatsApp arrin 500 milionë përdorues

Shërbimi i famshëm për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, ka arritur 500 milionë përdorues, numër i cili nuk paraqet të gjithë përdoruesit e këtij shërbimi por tregon për përdoruesit aktiv që përdorin këtë shërbim rregullisht.

Kjo shifër vjen brenda një kohe të shkurt pasi që kompania ishte blerë nga Facebook-u, megjithëse WhatsApp kishte 450 milionë përdorues aktiv në kohën kur ishte blerë. Rritjet më të mëdha vijn nga vendet si Brazili, India, Meksika dhe Rusia, ndërsa vetëm në Indi janë 48 milionë përdorues të WhatsApp-it.

Njëra prej arysjev të numrit kaq të madh të përdoruesve është zhvillimi i aplikacionit në shumë platforma mobile duke përfshirë iOS, Android, Windows Phone, BlackBerry, Symbian dhe S40.

Ky shërbim ka mbetur i pandryshuar edhe pasi Facebook e bleu atë dhe pritet të mbetet ende kështu./itShqip

RELATED BY