WhatsApp rikthehet në Windows Phone

Disa javë më parë, WhatsApp largoi aplikacionin e tij nga Windows Phone. Arysjet ishin cituara se kanë të bëjnë me probleme teknike dhe asgjë më tepër nuk është thënë...

WhatsApp rikthehet në Windows Phone

Disa javë më parë, WhatsApp largoi aplikacionin e tij nga Windows Phone. Arysjet ishin cituara se kanë të bëjnë me probleme teknike dhe asgjë më tepër nuk është thënë për këtë çështje.

Që atëherë, WhatsApp ka punuar me Microsoft-in për të rregulluar këtë problem. Çfardo qoftë problemi, aplikacioni është tani përsëri në dyqan.

WhatsApp nuk ka dhënë ndonjë shpjegim se çfarë saktësisht nuk shkojë mirë, megjithatë, duket se nuk ka ndonjë ndryshim në aplikacion përveq rregullimit të problemit misterioz.

Nëse ju keni qenë duke pritur aplikacionin për t’u kthyer në dyqan, atëherë tani e keni shansin ta shkarkoni atë./itShqip

Shkarko WhatsApp

RELATED BY