WhatsApp shton funksionin për dërgimin e mesazheve me zë

Aplikacioni për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, lëshoi tani një funksion të ri i cili ju lejon të dërgoni mesazhe me zë. E njëjtë me shërbimin për dërgimin e mesazheve...

WhatsApp shton funksionin për dërgimin e mesazheve me zë
Aplikacioni për dërgimin e mesazheve, WhatsApp, lëshoi tani një funksion të ri i cili ju lejon të dërgoni mesazhe me zë.

E njëjtë me shërbimin për dërgimin e mesazheve që përdor Facebook Messenger, funksioni i ri ju lejon të rekordoni një mesazh të shkurtër dhe t`ia dërgoni miqëve tuaj.

Kur marrësi i mesazhit dëgjon mesazhin e dërguar nga ju, atëherë ju do njoftoheni se personi që keni dërguar mesazhin me zë ka pranuar mesazhin. Mesazhet nuk kanë ndonjë kohë të caktuar për rekordin dhe mund të fshihen shumë lehtë nga opsioni për fshirje të menjëherëshme.

WhatsApp aktualisht ka mbi 300 milionë përdorues aktiv në muaj të cilët shkëmbejnë afër 31 miliardë mesazhe dhe 325 milionë imazhe çdo ditë.

Funksioni i ri për dërgimin e mesazheve me zë do jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e platformave si iPhone, Android, Windows Phone, BlackBerry dhe Nokia./itShqip

RELATED BY