WhatsApp tani me mbi 700 milionë përdorues aktiv

Shërbimi për mesazhe WhatsApp tani ka mbi 700 milionë përdorues aktiv brenda muajit, duke u ngritur për 100 milionë përdorues brenda katër muajve. Njoftimi është bërë nga drejtori ekzekutiv...

WhatsApp tani me mbi 700 milionë përdorues aktiv

Shërbimi për mesazhe WhatsApp tani ka mbi 700 milionë përdorues aktiv brenda muajit, duke u ngritur për 100 milionë përdorues brenda katër muajve. Njoftimi është bërë nga drejtori ekzekutiv Jan Koum përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ai gjithashtu zbuloi që përdoruesit e aplikacionit WhatsApp tani dërgojnë më shumë se 30 miliardë mesazhe në ditë.

“Ne jemi falënderues që shumica nga ju përdorni aplikacionin WhatsApp për të bashkëbiseduar me shokët, familjen, kolegët e biznesit apo shokët e klasës,” tha Koum, transmeton ITshqip.com.

Aplikacioni ka shtuar 200 milionë përdorues të rinjë pas blerjes nga rrjeti social Facebook vitin e kaluar për 19 miliardë dollarë. Ky lajm vjen një muaj pasi shërbimi për shpërndarjen e fotove Instagram, i cili po ashtu është blerë nga Facebook në vitin 2012, njoftoi që rreth 300 miliardë përdorues përdorin aplikacionin çdo muaj./itShqip

Categories
Software

Arsimi është autor në portalin ITshqip, ku shkruan rreth informatikës dhe zhvillimeve që ndodhin në fushën e teknologjisë. Është i përqendruar më shumë në industrinë e telefonave të mençur dhe sulmet që ndodhin në internet. Ndiqe në : Facebook | Twitter
One Comment

Leave a Reply

*

*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

RELATED BY