Wikileaks është nominuar për çmimin Nobel për paqe.

Faqja e cila zbuloi mijëra dokumente për luftërat në Irak, Avganistan dhe mijëra dokumente tjera diplomatike të SHBA-së, për presidentin Kenian, për çdo gjë të fshehtë në mandatin e...

Faqja e cila zbuloi mijëra dokumente për luftërat në Irak, Avganistan dhe mijëra dokumente tjera diplomatike të SHBA-së, për presidentin Kenian, për çdo gjë të fshehtë në mandatin e tij 4 vjeçar, është nominuar për çmimin Nobel të paqës 2011.

Afati i fundit për paraqitjen në nominime ishte më 2 shkurt, kur parlamentari norvegjez Snore Velen njoftoi se Komiteti i çmimit Nobel ka miratuar këtë nominim të Wikileaks.

“Duke publikuar informacione për korupsionin, shkeljen e të drejtave të njeriut dhe krimet e luftës, Wikileas është një konkurent natyrorë për çmimin Nobel për paqë.” thotë Valen duke e futur këtë faqe në mesin e personave inspirues, polikanë dhe luftarë tjerë për të drejtat e njeriut, kurse vitin e kaluar presidenti i SHBA-së, Barak Obama, kishte dënuar ashpër Wikileaks për publikimin e dokumenteve.

Aktualisht, Wikileaks ka problem me donacionet, pasi Visa dhe MasterCard dhe të tjerët bllokuan donacionet për faqen, kurse krijuesi Xhulijan Asanzh ndodhet akoma në burg shtëpiak në Angli ku pritet gjykimi për ekstradimin e tijë në Suedi ku është akuzuar për përdhunim seksual. Asanzh është duke u mbrojtur, dhe është kundër ekstradimin pasi që beson se autoritetet suedeze mund ta dorëzojnë atë në SHBA ku mund të gjykohet për “spiunim”. Në SHBA kishte dhe thirrje publike për vrasje të z.Asanzh./itshqip.com

RELATED BY