Wikileaks mbeti pa softuer sigurues; nis dyqanin e saj online.

Ueb faqja Wikileaks e njohur për publikimin e dokumenteve sekrete mbeti pa softuerin e saj të siguris për publikim e dokumenteve sekrete, thotë ish njeriu i dytë i Wikileaks,...

Ueb faqja Wikileaks e njohur për publikimin e dokumenteve sekrete mbeti pa softuerin e saj të siguris për publikim e dokumenteve sekrete, thotë ish njeriu i dytë i Wikileaks, Daniel Domshejt-Berg i cili publikoi librin e tijë të titulluar “Inside Wikileaks” për disa vite të kaluara në këtë kompani bashk me krijuesin e kësaj faqeje, dhe shokun e tij më të ngushtë Xhulijan Asanzh. Z.Domshejt-Berg është njëri prej anëtarëve i cili u nda nga Wikileaks përshkak të mospajtimeve me z.Asanzh për atë se si duhet të udhëheqet faqja dhe tani këto të fundit planifikojnë të nisin një shërbim të ngjajshëm – OpenLeaks.

Në librin e tij, programeri 32 vjeçarë Domshejt-Berg thotë se ish-anëtarët e Wikileaks kishin marë me vete edhe softuerin enkriptues të sigurisë i cili paraqet dokumente sekrete në faqe, me cka tani Wikileaks është teknikisht i kufizuar ose i pamundur që të pranon dokumente të reja dhe ti mbronë burimet se nga rrjedhin të njejtat. Softueri ishte pjesë autoriale e njërit prej ish-anëtarëve, shkruan Wired.

Avokati i Xhulijan Asanzh ka publikuar një letër në gjermanen Der Spiegel ku thuhet se do të shkojnë në gjyqë në rast se nuk kthehet softueri, dhe duke shtuar se “Wikileaks është në gjendje për të funksionuar. Wikileaks mund në mënyrë të sigurt ti ruan dhe ti publikojë materialet.” 

Wikileaks nis dyqanin e saj online?

Përveq kësaj faqja kontroverze ka nisur ueb dyqanin për produkte të brenduara. Dyqani është një nga përpjekjet për të vazhduar të mbledh fonde finansiare për të mirmbajtur Wikileaks i cili deri më tash përdorte donacione. Por, pas publikimeve të fundit të dokumenteve diplomatike, Visa, MasterCard dhe PayPal vendosen që të ndalojnë punën me Wikileaks, dhe me këtë faqja ishte përballuar me një serë problemesh, për të mbledhur donacione./itshqip.com

RELATED BY