Wikileaks sulmohet përsëri, me DDoS sulme.

  Me një cicërimë (twit) të shkurtër Wikileaks lajmëroi se është nën sulme DDoS. DDoS (Distrubuted denial of service attack), është një sulmë ose një rrjet prej kompjuterëve që...
Wikileaks sulmohet

Wikileaks sulmohet 

Me një cicërimë (twit) të shkurtër Wikileaks lajmëroi se është nën sulme DDoS. DDoS (Distrubuted denial of service attack), është një sulmë ose një rrjet prej kompjuterëve që dërgojnë paketa të ndryshme me kërkesë për të përmbytur ose ngulfatur faqen, dhe kështu duke nxjerur jasht funksionit.

Këto lloje të sulmeve kohën e fundit u shpeshtuan pasi që kjo faqe publikoi më shum se 250.000 dokumente sekrete të diplomatëve amerikan.

Momentalisht faqja është duke funksionuar, dhe po vazhdon publikimin e dokumenteve sekrete. Ishin publikuar shum dokumente të qeverisë amerikane lidhur edhe me rastin e Kosovës dhe rolin e qeverisë amerikane  në shpalljen dhe përkrahjen e pavarësis së Kosovës.

Momentalisht është duke funksionuar dhe faqja zyrtare Wikileaks, ku më parë ishte publikuar “Ditari ushtarak Irakian”.

Sulmi i mëparshëm i cili pati sukses për një kohë të shkurtër të nxjerë jasht funksionit këtë faqe që po lëkund gjith botën, dhe sulm i cili ndodhi më 28 nëntorë, mori përsipër publikisht hakeri th3j35t3r (the jester), i cili thotë se është pjestarë i mëparshëm i ushtrisë amerikane, dhe i cili thoshte se i bën këto sulme sepse Wikileaks dëshiron ti “rrezikojnë jetën e trupave tonë, pasurinë tonë, dhe marrëdhëniet me shtetet aleate.”.

RELATED BY