Windows 10 ofrohet falas nga Microsoft

Nëse jeni duke përdorur sistemet operative Windows 7, Windows 8.1 ose Windows Phone 8.1 (normalisht me licencë) ju do të keni mundësi që ti përditësoni pa pagesë në Windows...

windows 10 pa pageseNëse jeni duke përdorur sistemet operative Windows 7, Windows 8.1 ose Windows Phone 8.1 (normalisht me licencë) ju do të keni mundësi që ti përditësoni pa pagesë në Windows 10 brenda vitit të parë që lëshohet në shfrytëzim Windows 10. Microsoft e bëri njoftimin në një konferencë të mbajtur dje jashtë qytetit të Seattle në Washington.

Gjatë konferencës, zëvendës-presidenti për Sisteme Operative në Microsoft Terry Myerson e prezantoj Windows 10 si shërbim dhe jo vetëm si sistem operativ siç kanë qenë sistemet operative deri më tani. Më një fjalë kompania Microsoft e sheh Windows 10 si një ndërlidhje me shumë shërbime që ofrohen po nga kjo kompani. Gjithashtu ky sistem operativ do të ofrohet për telefona të mençur, tableta dhe kompjuterë.

Pasi që Windows 7 është sistemi operativ më i përhapur në të gjithë botën, andaj e gjithë kjo ofertë nga Microsoft po bëhet vetëm për një qëllim, që të mbledh sa më shumë shfrytëzues të sistemit operativ të tyre të ardhshëm, që ti rritë mundësitë e zhvillimit të aplikacioneve për platformën e tyre të re. Pasi që kjo është epoka e Android dhe iOS, Microsoft ka mbetur paksa mbrapa në këtë fushë dhe prandaj do të bëjnë çmos që të arrijnë vëmendjen e shfrytëzuesve./.itshqip

RELATED BY