Windows 8.1 vazhdon ende të rritet në treg

Bazuar në të dhënat e fundit të NetMarketShare.Com, versioni i fundit nga Windows – 8.1, është duke u rritur vazhdimisht në treg. E kundërta është duke ndodhur me Windows...

Bazuar në të dhënat e fundit të NetMarketShare.Com, versioni i fundit nga Windows – 8.1, është duke u rritur vazhdimisht në treg. E kundërta është duke ndodhur me Windows XP, që është duke pasuar rënje. Shifrat janë shumë të përafërta, 13% për Windows XP dhe 12.1% për Windows 8.1. Ky është një lajm i mirë për Microsoft-in pasi që më në fund është duke arritur të ndikojë tek përdoruesit për t’u larguar nga sistemet e vjetra operative.

Windows 8.1 vazhdon ende të rritet

Windows XP ka qenë sikur një gjemb  për Microsoft sa i përket statistikave të përdorimit. Ky vazhdon ende të mbetet si sistemi operativ më i suksesshëm ndonjëherë, duke depërtuar në çdo kënd të mundshëm të teknologjisë në botë, përfshirë edhe sistemet jetësore.

Pasardhësi i Windows Vista-së, Windows 7 dominon ende në botën e sistemve operative me 53.71% të tregut. Por edhe pse ky sukses është i paparë, që në vetvete është superior dhe i padiskutueshëm ndaj versioneve të mëparëshme, ende nuk ka arritur të sjell tërësisht poshtë versionin e vjetër- Windows XP. Windows 8.1 duket se ka ndimuar shumë kompaninë Microsoft për t’u ngritur, por Windows 10 mendohet se do vëjë shenjën përfundimtare në atë tabu të veçantë./itShqip

RELATED BY