Windows 8 arrin vendin e tretë

8 muaj pas lansimit në Tetor të vitit të kaluar, Windows 8 përfundimisht ka tejkaluar sistemin tjetër operativ Windows Vista për nga përdorimi. Microsoft me sistemin e fundit operativ...

WIndows 8 tejkalon Windows Vista Itshqip

8 muaj pas lansimit në Tetor të vitit të kaluar, Windows 8 përfundimisht ka tejkaluar sistemin tjetër operativ Windows Vista për nga përdorimi. Microsoft me sistemin e fundit operativ ka arritur 5.1 përqind të tregut, ndërsa Windows Vista është zvogëluar për 4.62 përqind.

Të dhënat vijnë nga kompanitë hulumtuese për pjesmarrje në treg, Net Applications. Kërkimi i tyre tregon për Windows 8 që është afër sistemit operativ, Mac OS X dhe të gjitha versionet e tjera të kombinuara.

Në kryje të tabelës mbeten Windows 7 dhe Windows XP me 44.37 përqind dhe 37.17 përqind. Kjo e vendos Microsoft-in  si kampion i padiskutueshëm në tregun për sisteme operative në Desktop me 91.51 përqind pjesmarrje në treg. Mac OS është i dyti me 7.2 përqind (duke përfshirë të gjitha versionet e tjera, jo vetëm OS X) dhe Linux në vendin e tretë me 1.28 përqind./itShqip

RELATED BY