Windows 8 do të prezentohet javën e ardhshme

Microsoft në konferencën BUILD, e cila filon më 13 shtator, do të prezenton sistemin e ri operativ. Windows 8 është sistem operativ plotësisht i ridizajnuar i cili do të...

Microsoft në konferencën BUILD, e cila filon më 13 shtator, do të prezenton sistemin e ri operativ. Windows 8 është sistem operativ plotësisht i ridizajnuar i cili do të përdoret në desktop kompjuterët, por edhe në kompjuterët tabletë me interfejs në prekje. Vetëm për të shfaqur kompakt, Microsoft do të prezentojë “Windows 8” në një kompjuter tabletë të kompanisë Samsung.

Pas fillimit të një sistemi tërësisht të ri mobil dhe së bashku me Nokia-n kanë synim të bëhen konkurent në tregun e telefonave të mençur, hapi i ardhshëm i Microsoft është që me sistemin e ri operativ Windows 8 të aktivizohet edhe në tregun e kumpjuterëve tabletë i cili po bëhet shumë tërheqës.

“Investitorët presin të shohin se si ato do të angazhohen në treg. Ato ishin mbrapa dhe duhet të qëndrojnë në garë, të demonstojnë se me të vërtet janë kompani inovative.”, thotë menaxheri nga HighMark Capital Menagement, Tod Lovenstejn për Reuters.

Edhe pse Windows 8 do të prezentohet tani, megjithatë bëhet fjalë për test verzione dhe verzion me të cilën programerët do të njoftohen me sistemin që të krijojnë aplikacione. Zyrtarisht Windows 8 pritet të jetë në dispozicion për përdorim pas një viti./itshqip


RELATED BY