Windows 8 do të starton më shpejtë se paraardhësit e tij?

Microsoft njoftoi në një blog post se Windows 8 do të startojë shumë, shumë më shpejtë se paraardhësit e tijë. Sipas një ankete të zhvilluar kohë më parë nga...

Microsoft njoftoi në një blog post se Windows 8 do të startojë shumë, shumë më shpejtë se paraardhësit e tijë.

Sipas një ankete të zhvilluar kohë më parë nga Microsoft, 57 përqind e desktop përdoruesve, dhe 45% e përdoruesve të laptopëve plotësisht i shuajn sistemet, në vend se ti vënë ato në hibernim, kryesisht për të shmangur harxhimin e energjisë elektrike. Kjo do të thotë se sistemi operativ do të starton më ngadalë, dhe për këtë arsye Microsoft ka bërë ndryshime në sistemin e ri Windows 8 ku tani kernel sesionet do të transferohen në disk, më sakt gjat shuarjes sistemi operativ hibernon në vend se të shuet plotësisht dhe nuk duhet të lexohen sesionet e përdoruesve nga fillimi përsëri, por ato nga disku i transferohen mbrapa në memorie. Kjo rezulton me startim të sistemit, nga 30-70% më shpejtë, në varësi të asaj çfar gjëra ka të instaluar në kompjuterin tuaj.

Ajo çfar është interesante, është se Windows publikoi një video ku starton Windows 8 për 2 sekonda. Sistemi im Windows 7 starton për rreth 1 minutë, duke bërë startimin për 2 sekonda pothuajse të pabesueshëm, por duhet të kemi parasysh se kjo është demo me një OS dhe sistem të optimizuar. Megjithatë, në qoftë se Microsoft arrin të ulë startimin deri në 20 ose 30 sekonda, më shumë se çfar është demonstruar, do të isha shumë i kënaqur./itshqip

RELATED BY