Windows Phone, Android dhe disa pajisje me iOS rrezikohen nga një virus kompleks

Një virus i ri, i konfirmuar nga Kaspersky Labs, është duke u sillur në pajisjet telefonike. Duket se virusi ka për qëllim pajisjet telefonike me platformë mobile Windows Phone...

Windows Phone, Android dhe disa pajisje me iOS rrezikohen nga një virus kompleks

Një virus i ri, i konfirmuar nga Kaspersky Labs, është duke u sillur në pajisjet telefonike. Duket se virusi ka për qëllim pajisjet telefonike me platformë mobile Windows Phone dhe Android. Po ashtu, pajisjet që janë të modifikuara (jailbreak) nga Apple janë gjithashtu të infektuara, si dhe disa aplikacione nga Android që punojnë edhe në pajisjet BlackBerry. Pragrami keqdashës apo virusi, i quajtur “Inception-Cloud Atlas”, me sa duket ka për qëllim bizneset, liderët ushtarak dhe diplomatët.

Kompleksiteti dhe madhësia e këtij virusi tregon që është krijuar me ndihmën e qeverisë, bazuar në disa raporte të lëshuara këtë javë, transmeton ITshqip. Tashmë është e ditur që të dhënat që vjedhen janë të grumbulluara në llogari falas që i përkasin shërbimit për ruajtjen e të dhënave nga Swiss, CloudMe. Përdoruesit e plafromës Android që janë të infektuar kanë të regjistruara thirrjet që kanë pranuar dhe që kanë bërë në dosje MP4 dhe janë të ngarkuara nga personat që gjendet mbrapa sulmit.

Ky virus i neveritshëm shfaqet si një përditësim për aplikacionin për mesazhe WhatsApp, kështu që bën mirë që t’i largoheni përditësimeve nga WhatsApp derisa ato të vijnë direkt nga dyqani i Windows Phone, Google Play apo App Store. Edhe nëse ju nuk jeni ndonjë lider ushtarak me gradë të lartë, ose biznismen apo diplomat, duhet të keni kujdes. Nëse jeni përdorues i platformës Android, mos instaloni aplikacione nga burime të pa sigurta, kurse përdoruesit e platformës iOS mendoni dy herë para se të modifikoni pajisjen tuaj me iPhone.

Bazuar në disa raporte në lidhje me temën, pesë vendet më në shënjestër nga ky virus janë Rusia, Kazakistani, India, Bjellorusia, dhe Republika Çeke. Vendet e tjera të rrëzikuara janë Rumania, Venezuela, Mozambik, Paraguaj, dhe Turqia. Edhe pse Kosova nuk është cekur si një vend në rrëzik, duhet që të keni kujdes për çdo burim të ndonjë aplikacioni që shkarkoni dhe instaloni në pajisjet tuaja./itShqip

RELATED BY