Windows Phone Marketplace me 100.000 aplikacione!

Në Samitin e Windows Phone në San Francisko, Microsoft zbuloi se Windows Phone Marketplace ka grumbulluar 100.000 aplikacione. Deri më tani rritja ka qenë e qëndrueshme. Në janar të...


Në Samitin e Windows Phone në San Francisko, Microsoft zbuloi se Windows Phone Marketplace ka grumbulluar 100.000 aplikacione. Deri më tani rritja ka qenë e qëndrueshme.

Në janar të këtij viti, Microsoft njoftoi se Windows Phone Marketplace tani ka 60.000 aplikacione, dy muaj më pas ajo arriti 70.000 aplikacione, ndërsa tani ka më shumë se 100.000 aplikacione.

Në mesin e aplikacioneve të paraqitura ishin edhe Zynga’s Words with Friends dhe Draw Something. Gameloft, gjithashtu njoftoi Asphalt 7 dhe NOVA 3 për pajisjet multi-core. Nokia, poashtu ka raportuar se është duke punuar në një aplikacion të quajtur Camera Extras, e cila shton Panorama dhe Timer modes në ndërfaqen e kamerës ekzistuese. Përkundër numrit të aplikacioneve, është e rëndësishme të theksohet cilësia e jo sasia.(dardankrasniqi)/itshqip

RELATED BY