Windows Phone Marketplace tani posedon 50.000 aplikacione

Windows Phone Marketplace kishte nevoj vetëm për një muaj për të mbledhur 10.000 aplikacione shtesë. Por, vallë a është kjo rritje e shpejt shenjë se kjo platformë mobile mund...

Windows Phone Marketplace kishte nevoj vetëm për një muaj për të mbledhur 10.000 aplikacione shtesë. Por, vallë a është kjo rritje e shpejt shenjë se kjo platformë mobile mund të bëhet konkurues me Apple dhe Google?

Windows Phone startoi më 21 tetor vitin 2010. Tani, pas 14 muajve, dyqani online i Windows ka arritur në 50.000 aplikacione, sipas AllAboutWindowsPhone. Më interesante është fakti se Windows Phone Marketplace ka pasur nevoj vetëm 14 muaj për të arritur në 50.000 aplikacione kurse Android 19 muaj, për të arritur në këtë numër të aplikacioneve(50.000).

Por, edhe pse është një rritje mbreselënëse e platformës së re, Microsoft akoma është shum larg konkuretëve. Android ka mbi 300.000 aplikacione në dispozicion, kurse iOS platforma posedon 500.000 aplikacione. Mbetet të shihet se çfar do të bëjn Microsoft, Nokia, dhe Windows 7 në vitin 2012./itshqip

 

RELATED BY