Windows Store tani ka më shumë se 50.000 aplikacione

Dyqani i ashtuquajtur “Windows Store” arrin tashmë 50.000 aplikacione në dispozicion për përdoruesit. Windows Store tani ka arritur një numër mjaftë të madhë të aplikacioneve pra kjo paraqet një...

Windows Store Itshqip

Dyqani i ashtuquajtur “Windows Store” arrin tashmë 50.000 aplikacione në dispozicion për përdoruesit.

Windows Store tani ka arritur një numër mjaftë të madhë të aplikacioneve pra kjo paraqet një normë më të shpejtë sesa App Store që aktualisht ka vetëm 140.000 aplikacione, sipas një burimi nga App Shopper.

Numri i lartë i aplikacioneve me të vërtetë është një suskes i madhë për Microsoft-in, pasi që si faktor kryesor është edhe cilësia e qdo aplikacioni që është në dispozicion në Windows Store.

Qysh në fillim të muajit, Jennifer Marsman, njëri prej zhvilluesve të Microsoft-it, morri një inciativë të quajtur “Ruani të hollat” duke iu ofruar përdoruesve të paraqesin deri 10 aplikacione në dyqan dhe të fitojnë 100 dollar për qdo aplikacion që i është kualifikuar. Kjo ofertë përfundon pasi që të arrihet numri prej 10.000 i aplikacioneve të kualifikuara në Windows Store, dhe oferta është e vlershme deri më 30 Qershor.

Ndërsa sipas disa raporteve, thuhet se Nëntori i vitit të kaluar nuk ishte aq i sukseshëm sa i përket shitjeve të Windows 8 pasi që ishte fillimi i këtij sistemi operativ. /ITshqip

RELATED BY