WireLurker mbyllet nga autoritetet kineze

Dy javë më parë, ne dëgjuam për një program keqdashës që po kërcënon pajisjet me iOS në Kinë të quajtur “WireLurker”. Tani, shumica e përdoruesve të iOS-it janë të...

WireLurker mbyllet nga autoritetet në Kinë

Dy javë më parë, ne dëgjuam për një program keqdashës që po kërcënon pajisjet me iOS në Kinë të quajtur “WireLurker”. Tani, shumica e përdoruesve të iOS-it janë të sigurt, pasi që e vetmja mënyrë që ju të infektoheni me këtë virus ishte kyçja e pajisjes tuaj me iOS përmes USB për të shkarkuar aplikacione nga dyqanet 3rd party në Kinë.

Megjithatë, një virus shkakton trembë tek të gjithë dhe duhet të merret seriozisht pa marrë parasysh se si ai mund të arrijë deri në pajisjen tuaj.

Pra, duket që qeveria e Kinës e ka marrur këtë mjaft me seriozitet pasi që Zyra e Sigurimit Publik e Komunës së Pekinit ka njoftuar se tre të dyshuar janë arrestuar dhe janë akuzuar për shkrim të kodeve për përfitime ilegale. Faqet e tyre janë rrëzuar së bashku me vrimat që ata kanë përdorur për të depërtuar deri tek sistemet, kështu që WireLurker është bërë tashmë pjesë e të kaluarës.

Por, a do të jetë ky fundi i sulmeve në iOS? Ne mendojmë se jo pasi që edhe Apple ka raportuar për një virus tjetër ku tashmë kompanisë i duhet të vendos pengesa përpara se diqka të ndodh./itShqip

RELATED BY